Apple njoftoi sot se modeli i saj iPhone 12 ka marrë çertifikime të shumta nga organet ndërkombëtare për pajtueshmërinë me rregulloret dhe standardet globale për nivelet e rrezatimit pasi organi francez i kontrollit të rrezatimit (ANFR) tha se kompania duhet të ndalojë shitjen e modelit të telefonit për shkak të nivelit të rritur. të rrezatimit.
Apple tha se i dha ANFR-së me shumë rezultate të laboratorit të saj dhe të palëve të treta të pavarura që vërtetojnë pajtueshmërinë e rrezatimit të iPhone 12, raportoi Reuters.
Kompania tha se kundërshton rezultatet e auditimit të AFNR dhe do të vazhdojë të punojë për të treguar se nuk ka rritje të rrezatimit, transmeton Fol Drejt.