Apple do të ulë numrin e të punësuarve në disa divizione pasi shitjet e iPhone kanë rënë dukshëm. Kompania po hyn gradualisht në një periudhë pasigurie financiare dhe për këtë gjëja e parë që të bëjë është të ulë fuqinë punëtore.
CEO i Apple, Tim Cook ua ka bërë të dije këtë lajm bordit, por që nuk është vendosur ende se në cilat divizione do të ulet numri i të punësuarve.
Dy javë më parë, Cook paralajmëroi investitorët në një letër se të ardhurat e Apple në tremujorin e parë kishin rënë dukshëm, andaj kompania ka vendosur menjëherë të ndërhyjë.