Arabia Saudite nënshkroi një marrëveshje me Turqinë të hënën për të depozituar 5 miliardë dollarë në Bankën Qendrore turke, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Një deklaratë nga Fondi Saudit për Zhvillim (SFD) tha se marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i SFD Ahmed Al-Khateeb dhe guvernatori i bankës Sahap Kavcioglu.
“Kjo depozitë vjen si një zgjerim i marrëdhënieve historike dhe bashkëpunimit të ngushtë midis Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Turqisë dhe popullit të saj vëlla”, thuhet në deklaratën e SFD.
Në dhjetor 2022, ministri saudit i financave Mohammed bin Abdullah Al-Jadaan tha se mbretëria e pasur me naftë do të depozitojë 5 miliardë dollarë në Bankën Qendrore turke. /FolDrejt/