Arabia Saudite njoftoi se ka dërguar avionin e 11-të me ndihma me qëllim për të mbështetur të prekurit nga tërmeti me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, avioni u nis drejt qytetit turk Gaziantep nga Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Khalid në Rijad, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Avioni transporton 88 tonë produkte të ndihmës, përfshirë produkte mjekësore, batanije, tenda dhe produkte ushqimore.
Abdullah bin Abdulaziz Al-Rabeeah, kreu i Qendrës së Punimeve dhe Ndihmës Humanitare të Mbretit Salman, institucionit publik të Arabisë Saudite, në një deklaratë më parë në televizionin shtetëror ka theksuar se do të ndërtonin 3.000 shtëpi me kontejnerë në rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi dhe Siri./FolDrejt/