Katari është i bllokuar prej gati tre vjetësh nga shtetet tjera të Gjirit dhe Egjipti, me pretekstin se mbështet terrorizmin, duke nënkuptuar Vëllazërin Myslimane. Megjithatë, lajme të mira vijnë nga Arabia Saudite, ministri i jashtëm i të cilit ka lënë të kuptohet se në të ardhmen e afert kjo bllokadë do largohet.
Ministri i jashtëm Faisal bin Farhan gjatë bisedës virtuale me Institutin amerikan Neat East Policy tha se “po punojnë për gjetjen e një zgjidhje me vëllezërit katarianë dhe shpresojmë se në të ardhmen e afërt do i japim fund” bllokadës.
Katari poashtu është akuzuar se mban raporte të mira me Iranin./Foldrejt.com