Arabia Saudite po heq një ndalim për udhëtarët që vijnë nga 11 vende, të cilin e kishte vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve Saudite, por do të kërkojë ende procedura karantine.
Udhëtarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Irlanda, Italia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Zvicra, Franca dhe Japonia, do t’u lejohet hyrja nga e diela, njoftoi SPA, duke cituar një burim të Ministrisë së Brendshme. /FolDrejt/