Mediat perëndimore shkruajnë se Arabia Saudite ka bërë një hap më tej drejt të Drejtave të Njeriut, duke anuluar rrahjen me kamxhik. Në vend të kamxhikimit në të ardhmen të dënuarit do dënohen me burg ose gjobë, informon foldrejt.com.
Ky vendim është pjesë e reformave që ka ndërmarrë Mbreti Salman dhe princi i kurorës, Muhamed bin Salman.
Hërën e fundit dënimi me kamxhik ka ndodhur në 2015 ndaj blogerit arab Raif Badavi, i cili mes tjerash u akuzua për shpifje ndaj Islamit. Përndryshe me kamxhik dënoheshin edhe beqarët të cilët kryenin marrëdhënie intime./Foldrejt.com