Shtetasit izraelitë janë të padëshiruar në Arabinë Saudite, tha së fundi ministri i jashtëm saudian, Faisal bin Farhan, pikërisht pak çaste pasi Izraeli lëshoi leje për vizitën e shtetasve të saj në Arabinë Saudite për udhëtime religjioze ose biznesi, informon foldrejt.com.
Arabia Saudite, si shumica e vendeve arabe, nuk kanë raporte diplomatike me Izraelin.
“Politika jonë është konstante. Ne nuk kemi marrëdhënie me Izraelin dhe poseduesit e pasaportës izraelite nuk mund të vizitojnë hëpërhë shtetin tonë,” tha ai për CNN, duke shtuar se njëherë duhet të zgjidhet çështja me Palestinën, më pas “besoj se mund të bisedohet rreth integrimit të Izraelit në rajon.”
Nga vendet arabe, vetëm Egjipti dhe Jordani kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.