Arabia Saudite është në negociata me një kompani të energjetikës për të shitur një pjesë të aksioneve prej 1 për qind të Saudi Aramco, deklaroi Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Bin Salman tha se Aramco mund të shesë aksione të tjera investitorëve ndërkombëtarë brenda vitit ose dy viteve të ardhshme.
“Jemi në bisedime për blerjen e 1 për qind të aksioneve nga një kompani botërore e energjetikës, e cila do të rriste shitjet e Aramco”, tha ai pa dhënë detaje.
Princi i Kurorës theksoi rëndësinë e marrëveshjes që do të rriste shitjet e kompanisë dhe iu referua planeve të kompanisë për të përdorur deri në 3 milionë fuçi në ditë të prodhimit të saj të naftës së papërpunuar si lëndë e parë për petrokimikët dhe industri të tjera deri në 2030.
Eksportuesi më i madh i naftës bruto në botë varet shumë nga eksportet e naftës për ekonominë e saj, pasi shitjet e naftës përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të qeverisë.