Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë shtetërore spanjolle Navantia për ndërtimin e anijeve luftarake për nevojat e Marinës Saudite, njoftoi sot agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.
“Marrëveshja synon të rrisë nivelin e gatishmërisë së forcave detare saudite për të përmirësuar sigurinë detare në rajon dhe për të mbrojtur interesat jetike dhe strategjike të Mbretërisë së Arabisë Saudite”, thuhet në deklaratë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Sipas marrëveshjes, kompania spanjolle do të jetë përgjegjëse për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve si dhe integrimin e sistemeve luftarake.