Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite thirri ambasadorin e Suedisë për të protestuar ndaj vendimit të autoriteteve suedeze për t’u dhënë leje ekstremistëve për të djegur një kopje të Kuranit para një xhamie në kryeqytetin Stokholm, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, ministria hodhi poshtë “aktin e turpshëm” dhe i kërkoi qeverisë suedeze të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar veprimet që minojnë respektin dhe kundërshtojnë vlerat e tolerancës.
Arabia Saudite më herët e kishte dënuar incidentin e djegies së Kuranit.
Të mërkurën, në ditën kur festohej festa e Kurban Bajramit, një person i identifikuar si Salwan Momika dogji një kopje të Kuranit nën mbrojtjen e policisë suedeze përpara xhamisë së Stokholmit.
Akti i tij provokues ka shkaktuar reagime dhe dënime nga e gjithë bota islame, përfshirë Türkiyen, Jordaninë, Palestinën, Arabinë Saudite, Marokun, Irakun, Iranin, Pakistanin, Senegalin dhe Mauritaninë.
Në janar, një politikan i ekstremit të djathtë gjithashtu i vuri zjarrin një kopjeje të Kuranit para ambasadës turke në Suedi.