Në heshtje t’kam dasht’
Gjithmonë në heshtje t’kam dasht’!
Zâni jem ka ken’ i mekun përballë figurës tande të magjishme.
Me âsht çjerr’ gjithmonë, e t’du s’duel kurrë nga goja eme…
E pafundmja kohë s’mjaftoj qe zâni em me dalë nga goja
Veç me zemrën tem t’kam fol gjith’
T’kam puthë n’ballë n’faqe e n’sy…
Ahh ata sy të pafund’m si oqean
T’kam kundru kur ke ec e m’ke shiku tinxisht
T’kam kundru kur gjoksi jot âsht ngrit e asht ul, ne palc’ ndi e kam frymën tânde!
Zemra jem, tândes gjith’ dashni i ka çu.
I qofsha fal tândes zemër, që kurrë inat s’e morri temen gojë, temin zâ!
Gjithmonë në heshtje t’kam dasht’!
Zâni em ke i mekun e i çjerrun me t’than t’du
Sot, kado ka ke shku, mue mallkue me kjoft zâni që kurrë nga goja s’duel met than’ nji herë sa fort t’due
Nanë!