Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Arben Ahmeti: Një rrëfim nga Haga e Kadriut, Rexhës, Hashimit, Nasimit dhe të tjerëve

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Gazetari Arben Ahmeti  në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një kronikë të shkurtër për jetën e ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, ish-deputetin Rexhep Selimi, Nasim Haradinajn, brenda burgut të Hagës ku po mbahen tash e sa muaj, me vendim të prokurorit të Gjykatës Speciale.

Në poshtë Fol Drejt ju sjell shkrimin e plotë të gazetarit:

Një rrëfim nga Haga e Kadriut, Rexhës, Hashimit, Nasimit dhe të tjerëve

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Jakup Krasniqi është 71 vjeç. Për ish zëdhënësin e UÇK-së aktualisht, prokuroria e Dhomave të Specializuara po kërkon 10 vjet gjykim. Në moshën 81 vjeçare, ai mund të gjendet fajtor sepse ishte zëdhënës që propagandoi për liri ose të shpallet i pafajshëm. Cilido që të jetë vendimi, druaj se do të ishte i vonshëm. Ai po akuzohet për shkak të disa komunikatave të UÇK-së të cilat ishin propagandë për ngritje morali. Po të ishin të vërteta, nga pretendimet e atyre komunikatave do ta kishim çliruar vendin deri në Nish. Aktgjykimi ndaj Ramush Haradinajt pos të tjerash konstaton që komunikatat e UÇK-së ishin propagandë. Jakup Krasniqit do t’i duhen dhjetë vjetë tjera për të rikonstatuar diçka tashmë të konstatuar. Me bacin Jakup nuk u takuam. Për shkak të aranzhimeve teknike. Herën e ardhshme gjithsesi.

Haga

Planifikimi që fillimisht të udhëtojë për një aranzhim tjetër në një shtet të BE-së e nga aty pastaj pas disa ditësh drejt Hagës, dështoi. Sepse u vonua viza Schengen për arsye të kuptueshme. Kësisoj, viza ime hynte në fuqi me datën 9. Po më datën 9, në ora 09:00, gjykata na kishte dhënë leje mua dhe Fidanit për vizitë tek Kadri Veseli. Pra, unë duhej të nisesha me datën 9 drej Schengenit dhe të arrija në Hagë me datën 9 në ora 09:00. U detyrova të shkojë në Stamboll herët në mëngjesin e datës 8. Të fluturoj atë natë drejt Konyas të Turqisë. Me datën 9 të hipë në aeroplanin që nga Konya shkonte në Amsterdam pas mesnate. Ateroj herët në mëngjes. Në ora 09:00 jam para burgut ku po mbahen udhëheqësit e luftës. Itinerari shërbeu për humor e batuta brenda. Ma kujtuan se nuk jam VIP si ata. “Neve në aeroplan privat na kanë pru”… U thashë se pas gjithë atyre orë pritjeje nuk është se nuk ndihesha si Ismail Qemaili në udhëtimin e mundimshëm për në Vlorë.

Rregullat

Për shkak se e kanë të ndaluar të përcjellin mesazhe në publik, pa një autorizim nga Gjykata, nuk do të citoj asnjë deklaratë të Kadrisë, Rexhës, Hashimit e Nasimit. (Renditja sipas orarit të vizitave të lejuara nga Gjykata). Por, kjo nuk më ndalë të tregojë se çfarë ndjeva, pashë dhe kuptova në takim me secilin. Kontakti i parë me burgun, kontrollat, anglishtja verifikuese në një institucion që pretendon të jetë i Kosovës të kthen në kohën e UNMIK-ut. Kur pas disa minutash pritje në një dhomë të vogël hyjnë në korridor grupi i të paraburgosurve gjallërohet ambienti. “Dhezni dritat. Çka keni keshtu?! A jeni ju ne burg a na?!”. Pastaj takimet private.

Kadri Veseli

Të krijohet përshtypja se e ke takuar para një jave. Dallimi i vetëm nga takimet në Prishtinë, është se tash është me veshje joformale. Kujdesin e kujtesën e ka maksimale. Konstatoj tre katër parashikime të tij në publik që tash po dalin të sakta. Por, edhe për këto njëherë tjetër. Ai është konstantja e shokëve aty. Mesfushori në termin e futbollit që lidh mbrojtjen e sulmin me një lidership të pakontestueshëm.

Rexhep Selimi

Në dhomën e vogël të qelisë në Hagë rikonstatoj rëndësinë e tij në luftë si i ri dhe me energji. Ai është plot vullnet, këngë, humor e unitet. 10-shi i luftës që nuk është dhjetësh klasik futbolli. Sepse është me entuziazëm e pozitivitet. Fidani i tregon se po bëhen edhe Radio 10 e Gazeta 10. Nuk mund të tregoj se çfarë na tha, por pas një kohe do jetë supergallatë ky rrëfim.

Nasim Haradinaj

Bomberi i moralit. Ai është zhurma. Komentuam momentin e “dënimit në emër të popullit”. Konstatojmë se në paraqitjen e radhës në TV, duhet të kujdesemi që tavolina të jetë e hekurit. (Dikur na e kishte thyer nje tavolinë në studio).

Hashim Thaçi

Në fushatën “Krenohu me Kosovën” Hashim Thaçin e shihje nga një fshat në tjetrin, nga një mal ne tjetrin, nga një qytet ne tjetrin. Në një analizë të atëhershme ishte kontstatuar se nuk ka regjion e lokacion qe nuk e kishte vizituar të paktën njëherë. Disa prej tyre dy e tre herë. Për nga gjendja fizike e psikike më duket si Hashimi i atëhershëm. Edhe disa rrudha e thinja që i’a patëm shkaktu e që ne kritikët e tij shpresonim se i ka si rezultat i kritikës sonë, i ishin zhdukur. Njeriu që bëri historinë, nuk të ngjan në një të moshuar. Ai duket se e ka ndalur kohën dhe është i gatshëm sërish të bëjë historinë. Ka shumë gjëra që do t’i ndaja nga biseda me Presidentin, por jo kësaj here. Shpresoj ta kemi shpejtë në një rrëfim ndryshe.

Beteja

Luftëtarët janë unik e me vullnet sikur dikur në Malet e Berishës. Dallimi i vetëm është se tash e kane një kundërshtar të cilin e respektojnë, sepse janë të bindur se është viktimë e fushatës së armikut të atëhershëm. Mënyra e motivimit nga Hashim Thaçi, falënderimi nga Veseli apo përshëndetja ushtarake e Rexhep Selimit në largim do më mbesin gjatë në mendje. Në prag të pervjetorit të çlirimit të Kosovës, ne u çliruam nga procedurat e vizitës në një qeli. Brenda mbetën arkitektët e çlirimit të Kosovës./Foldrejt/

Tags: Fol DrejtHagaHashim ThaçiKadri VeseliNasim Haradinajrexhep selimi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kurti: Vuçiq pasi dështoi në projektin e shkëmbimit të territoreve, tash po dëshiron qymyrin e Kosovës

Lajmi tjetër

Lojtari i Juventusit dikur punonte në supermarket, ndërsa sot starton ndeshjen Itali-Angli

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM