Sot pasi dështoi themelimi i grupit hetimor parlamentar është deklaruar Arben Gashi.
Ai ka thënë se askush nuk mundet ta imponojë mënyrën e të menduarit të askujt.
“Me thanë të drejtën, me keqardhje po i shoh disa probleme substanciale këtu. E para, dëshira për ta imponuar mënyrën e të mënduarit dhe të deklaruarit të deputetëve të Kuvendit. Atë s’mundet me ta bëjë askush” ka thënë deputeti Arben Gashi, transmeton FolDrejt.
Ai pastaj tha se deputetët mund të deklarojnë dhe të votojnë në bazë të bindjeve të tyre.
“Deputetët kanë imunitet. Deklarohen secili në bazë të bindjeve të veta. Edhe votimi është e drejtë e secilit”.
Krejt në fund ai ka thënë se “veç jeni korit sot t’u votu kundër”, drejtuar subjektit politik, Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo deklaratë erdhi pas asaj të Mimoza Kusarit e cila tha se në mënyrën se si ka ardhur dhe si është formuluar, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të votojë kundër./FolDrejt/