Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i bëri me dije deputetëve në Kuvendin e Kosovës se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në seancë.
Ai foli rreth qeverisë duke thënë se kjo udhëheqje nuk mund të ofrojë zgjidhje për pagat kur glorifikon krimet, figurën e Oliver Ivanoviqit, shkruan Fol Drejt.
“Nga kjo qeveri që glorifikon krimin ndaj shqiptarëve, nuk mund të presësh të ketë zgjidhje për pagat në sektorin publik, koeficioenti as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit i cili ka ndodhë në këto dy vite, ku jeta e varfër e qytetarëve të Kosovës është bërë ferr”, u shpreh Gashi.
“Ne nuk mendojmë se duhet të vazhdojë kjo seancë dhe mos na konsideroni si pjesë të kourumit për të fillu seancën”, përfundoi ai./FolDrejt/