Arbën Xhaferi është ndër politikanët më të medhenj të shqiptarëve të Maqedonisë. Edhepse ai shumë pak qëndroi në pushtet, shkrimet, idetë dhe analizat e tij lexohen akoma. Në një intervistë me gazetarin Enver Robelli në 2011, Xhaferi foli edhe për atë sesi do dukej Ballkani në 2020. Foldrejt.com, jua sjell përgjigjen e politikani të ndjerë Xhaferi:
“Ballkani në vitin 2020 do të jetë në vitin 2011, pa ndryshime, reforma qenësore. Ballkanasit do të vazhdojnë të merren me detaje duke mos parë tërësinë, si bie fjala, ne shqiptarët, që janë duke flijuar interesat shtetërore për interesa banale. Një popull që nuk arrin të merret vesh me vetëveten, aq më pak ,mund të krijojë relacione mirëkuptimi me të tjerët.”/Foldrejt.com