Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Arbën Xhaferit, pas vdekjes, i ka dhënë urdhrin “Hasan Prishtina”, shkruan Fol Drejt.
“Sot, në një ceremoni të veçantë në Ambasadën tonë, pas vdekjes, Arbën Xhaferit i kam dhënë Urdhrin “Hasan Prishtina”.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani theksoi se Xhaferi ishte një lider vizionar dhe një promovues i vendosur i të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe në Kosovë, ku trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat që do të vijnë. /FolDrejt/