Arbër Vokrri është emëruar zëvendësministër në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Kurti i uroi Vokrrit suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal është Elbert Krasniqi.