Fitorja 2-1 e Real Madrid ndaj Selta Vigos është shoqëruar me polemika të shumta. Në një ditë të vështirë për skuadrën e Karlo Ançelotit, ndeshja u vendos nga penalltitë e njëpasnjëshme që u dhanë në favor të tyre, me Benzema i cili shënoi 2 nga 3 penalltitë që u dhanë.
Por ajo e treta, të cilën ai e çoi në rrjetë dhe që rezultoi vendimtare për suksesin në këtë duel, u shoqërua me protesta tu shumta. Futbollistët e Selta Vigos mendonin se faulli ishte për ta dhe i të njëjtit mendim ishte edhe ylli i kësaj skuadre, AIagos Aspas, i cili akuzoi gjyqtarin Pablo Fuertes se kishte drejtuar në favor të madrilenëve.
“Dy të parat ishin penallti, ishin të tilla. E fundit, sipas këndvështrimit tim, nuk ishte. Mendoj se në fund duhej të ishte faull për ne. Atij i mungonte vetëm të jepte një penallti që ta gjuante vetë Pablo (gjyqtari), se përndryshe do largohej Benzema me tregolësh, që është ajo që po kërkonte”, ishte akuza e rëndë e Iago Aspas ndaj gjyqtarit të sfidës së sotme që i mundësoi Realit që të vazhdonte arratinë në kreun e renditjes e të linte pas humbjen e rëndë në “El Clasico”./FolDrejt/