Ide të reja dhe ndryshime në futboll po propozohen vazhdimisht, dhe tani një arbitër i Bundesligës ka ndarë mendimet e tij.
Gjyqtari gjerman Patrick Ittrich ndau idetë për përmirësimin e ndeshjeve dhe lehtësimin e gjyqtarëve . Ai e filloi karrierën e tij duke udhëhequr ndeshjet e ligës së ulët, dhe që nga viti 2016 ai është arbitri i ndeshjeve të Bundesligës.
Ai ndau vizionet e tij për Sport Bild . Ndryshimi i parë i referohet faulleve taktike në mes të fushës. Sipas arbitrit, në situata të tilla gjuajtja e lirë duhet të jetë 17 metra larg portës, çka do të thoshte më pak një sjellje e tillë.
Gjyqtari gjeti gjithashtu një mënyrë për të reduktuar reagimet e ekzagjeruara të lojtarëve ndaj faulleve. Në rast të tre rënieve në fushë, lojtari duhet të largohet nga fusha për tre minuta për të marrë kujdesin mjekësor. Në këtë mënyrë do të ‘vidhej’ më pak kohë.
Fyerja e arbitrit do të dënohej rëndë. Në atë rast, lojtari do të përjashtohej nga loja për dhjetë minuta për të qetësuar nervat e tij.
“Ne mund të mësojmë nga hendbolli në këtë kuptim” tha Ittrich.
Dhe një sugjerim tjetër është reagimi i arbitrit për konfuzionin e shpeshtë në rastin e ngjarjeve të diskutueshme në fushë. Nëse pas një vendimi jo të kënaqshëm për skuadrën, i gjithë ekipi vrapon te arbitri, gjyqtari do të kishte të drejtë të përjashtonte tre lojtarë dhe t’u jepte një karton të kuq./FolDrejt/