I është shfuqizuar certifikata e biznesit edhe ArtMotion. Këtë vendim e ka marr Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), shkruan Fol Drejt.
Vendimi është bërë publik ndërsa thuhet se kundër këtij vendimi pala e pakënaqur mund të ushtrojë ankesë në Komisionin për shqyrtimin e ankesave për regjistrimin e bizneseve në afat prej 30 ditësh.
Vendimi duket se ka hyrë në fuqi një ditë më parë, më 22 qershor, pasi po me këtë datë figuron i nënshkruar.
Për më shumë, shihni dokumentin: