Në kërkesën për dorëheqje të firmosur nga Ardi Veliu, ky i fundit thotë se ka vendosur të mos kërkojë një mandat tjetër për t‘iu përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që janë në një moshë delikate.
Ardi Veliu u emërua zyrtarisht në krye të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Haki Çakos në shkurt të 2018-ës.
Shkarkimi i Veliut vjen pasi vendi është tronditur nga një numër ngjarjesh të rënda kriminale. Vetëm pak ditë më parë, u vra efektivi i Krimeve në Policinë e Lezhës, nënkomisari Saimir Hoxha. Raporton panorama.com percjell Foldrejt.com