Sot në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, i ftuar për raportim lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ishte ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.
Ministri Çeku në fjalën hyrëse njoftoi anëtarët e Komisionit rreth përmbushjes së obligimeve të MKRS deri më tani, si dhe për prioritetet aktuale të Ministrisë, duke prezantuar në Komision punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i ndarë në katër grupe, si në vijim: legjislacioni, infrastruktura, programet e veçanta si dhe financimi. Tutje, ministri shtoi se ministria që udhëhiqet nga ai, ka filluar me disa procese të reformave në kulturë, rini dhe sport. Po ashtu, ai vuri ne pah koncept dokumentin për kulturën, Ligjin për kinematografinë, Ligjin për arkivat shtetërore, Projektligjin për të drejtat e auditorit, koncept-dokumentin për sportin, licencimin e federatave, Ligjin për Anti Doping etj. Ndërkaq, sipas ministrit janë duke u hartuar dy rregullore me kritere të reja për sport, si dhe koncept dokumenti për Ligjin për rini.
Anëtarët e Komisionit shtruan pyetje dhe shprehën interesimin e tyre lidhur me pilot projektin e programit të edukimit për art, bursat për trashëgimi kulturore, aktivizimin e Këshillit për Trashëgimi Kulturore, investimet kapitale në disa komuna, Ligjin për filmin etj, ka thënë kryetari i këtij komisioni, Ardian Gola./FolDrejt/
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: