Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me liderët evropianë në Bruksel.
Berisha tha se Kurti e pranoi marrëveshjen, por Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë, derisa ka thënë se presidenti serb e thirri në ndihmë kryeministrin Rama.
“Kryeministri Kurti pranoi kërkesën e tyre kurse Vuçiç e refuzoi atë. Por si tinzar sapo u kthye në Beograd për t’i shpëtuar presioneve si gjithnjë, shpalli zgjedhjet parlamentare për të forcuar pushtetin e tij putinist”, ka shkruar ai.
Tutje, Berisha e quajti kryeministrin Rama argat të Vuçiqit dhe propozimin e tij e quajti bllof.
“Pas kësaj ai thirri në ndihmë argatin e tij në Tiranë, i cili si lider global i 1 prillit një javë pas takimit të Brukselit deklaroi se drafti i Asocacionit dorzuar Kurtit në Bruksel ishte ai që muaj më parë ju kishte dërguar udhëheqësve europian. Mirëpo në ate kohë draftin e tij për Asocacionin në të vërtetë e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç”, ka shkruar Berisha.