Argjentina është në gjysmëfinale pas triumfit në përballje kundër Holandës në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. Argjentina arriti fitore me rezultat 4-3 pas penalltive kundër Holandës pasi rezultati pas 120 minutave përfundoi 2-2, shkruan Fol Drejt.
Gëzim Olluri – Fol Drejt
Në “Lusail Stadium” në prani të 88 mijë e 966 shikuesve, Argjentina krijoi epërsi me anë të Nahuel Molina në minutën e 35-të pas asistimit mjeshtëror nga Lionel Messi. Argjentinasit e mbyllën pjesën e parë me rezultat 1-0 kundër holandezëve.
Në pjesën e dytë, Argjentina arriti të dyfishojë epërsinë. Ishte Lionel Messi që realizoi nga penalltia në minutën e 73-të. Holanda arriti ta ngushtojë rezultatin në minutën e 83-të përmes Wout Weghorst pas asistimit nga Steven Berghuis. Ishte sërish Wout Weghorst që realizoi dhe barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 110-të.
Pas penalltive, Argjentina arriti fitore me rezultat 4-3. Në gjysmëfinale Argjentina do të përballet me Kroacinë, takim që zhvillohet më 13 dhjetor nga ora 20:00 në Lusail Stadium. /FolDrejt/