Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi provincën e Santiago del Estero në Argjentinë, njoftoi sot Qendra Gjermane për Gjeoshkencat.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 620 kilometrash, raportoi Reuters.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.