Ardita Sinani, ish-kryetare e Komunës së Preshevës, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të tanishëm të këtij qyteti, Shqiprim Arifit, bashkë me drejtuesin e Kuvendit Komunal, Sami Salihu, se po kontribuojnë që Parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar.
“Pasi dështuan vet në zgjedhje parlamentare, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament.
Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë realisht që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po thonë realisht: ‘Më mirë të flasin në Beograd deputetë anti-shqiptarë nga Serbia se një deputet shqiptar’”, ka shkruar ajo në një reagim në llogarinë e saj në Facebook.
Sinani ka shtuar se:
“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë. Sidomos si të Shaip Kamberit”./FolDrejt/