Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të shkaktojnë ndarje tek shqiptarët në Preshevë duke mos u takuar me të gjithë përfaqësuesit politikë atje.
“Nuk ka pasë as kontakt me neve, as koordinim për agjendën e kësaj dite, është për keqardhje dhe shqetësuese. Këto nuk janë politika të Qeverisë së Kosovës, këto janë politika të Lëvizjes Vetëvendosje në Qeverinë e Kosovës. Në këtë kontekst në këtë situatë që shqiptarët e kalojnë nën diskriminim të Serbisë duhet të kalojë edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila për ne po përçan. Komuna e Preshevës është thelbi i Luginës së Preshevës, ata e kanë nënçmuar çdo shqiptar në Preshevë pasi nuk kanë ardhur këtu”.
“Kjo flet për një politikë të një partie në shtet që është shqetësuese për mua edhe duhet të jetë shqetësuese për çdo anëtarë të LVV-së se si munden ta bëjnë këtë qasje ndaj Luginës me muaj tani. Mua nuk me ka kontaktuar askush, është amaterizem protokollar, ose është tendencë ideologjike edhe politike, është paprecedentë. Në Luginën e Preshevës, as në kohën e Qeverisë Rugova, dhe as kohën e Qeverisë Thaçi nuk ka ndodhur kjo çka po ndodh, për mua është shqetësuese kjo çka po ndodh, është nënçmim për të gjithë ne që në këtë formë qaset një qeveri, që është e papërshkrueshme”, ka thënë Arifi