Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II ka mbërritur në katedralen ‘Shën Giles’ në kryeqytetin Edinburg të Skocisë, përpara shërbesës së falënderimit.
Arkivoli i mbretëreshës vazhdoi poshtë rrugës ‘Royal Mile’ të Edinburgut nga rezidenca zyrtare e monarkut në Skoci, respektivisht Pallati Holyroodhouse. Mijëra njerëz u rreshtuan në rrugë për të bërë nderimet e tyre, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mbreti Charles III me dy vëllezërit dhe motrën e tij ecnin pas makinës që mbante arkivolin e mbretëreshës Elizabeth II. Përshëndetjet me armë shënuan fillimin e varganit.
Pas shërbesës në katedralen ‘Shën Giles’, anëtarët e publikut do të lejohen të hyjnë në katedrale për të bërë nderimet e tyre.
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë të enjten e kaluar në moshën 96-vjeçare./FolDrejt/