Rusia ka paralajmëruar se ka vendosur për përdorim armën super të fuqishme Avangard, që deri tani e ka vetëm SHBA-ja. Por pavarësisht vetëreklamimit të presidentin Vladimir Putin, për disponimin e kësaj arme, në fakt është fizikanti Götz Neuneck, i cili thotë se Kina dhe Rusia prej disa vitesh mundohen të zhvillojnë këtë armë, megjithatë janë akoma larg.
Projekti Avangard ka filluar të zhvillohet nga SHBA prej viteve 60-ta, por pësoi një pezullim për shkak të programit kontestues ‘Prompt Global Strike’. Megjithatë, projekti u riaktivizua në 2006. Ky projekt parasheh që brenda një ore të sulmohet me raketa të gjitha vendet e botës. Ky projekt amerikan nxiti Kinën dhe Rusinë që ta projektojnë, tha Neuneck për SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Projekti nxjer të padobishme sistemet antiraketore, pasi ata janë të pamundura të ndalojnë brenda asaj kohe aq shumë raketa të kalibrit të madh.
“Raketat në këtë projekt arrijnë shpejtësinë 6000 kilometra në orë ose 1.7 kilometra në sekondë,” tha fizikanti i Hamburgut.
Por gjithë deklarata e Putinit se edhe ai tashmë e disponon këtë armë, për Neuneck, më shumë sesa të vërteta, kanë të bëjnë më luftën e brendshme politike.
Në fund fizikanti gjerman ka kritikuar edhe presidentin Donald Trump, i cili nuk ka vijuar Marrëveshjen Bërthamore për mosarmatim me Rusinë në 1968. Sipas tij, Trump ka këshilltarë të këqinj, por kjo do zhbëhej, në momentin kur demokratët ti fitojnë zgjedhjet./Foldrejt.com