Armando Broja i ka “çmendur” të gjithë. Paraqitjet e sulmuesit të kombëtares shqiptare me Southampton në sezonin që kaloi, ranë në sytë e të gjithë skuadrave të mëdha, të cilat tashmë kërkojnë shërbimet e sulmuesit.
Përveç skuadrave të Premier League dhe Serie A, tashmë edhe La Liga e ka kthyer transferimin e Brojës në një nga objektivat e skuadrës.
Më saktësisht i pabesueshëm është lajmi që vjen nga Spanja. Prestigjiozja iberike “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja.
Kjo tregon se 20-vjeçari shqiptarë është në “radarët” e gjigandëve spanjollë, i cili qëndron përkrah objektivave të tjerë të “Los Blancos”.
Gjithçka mund të ndodhë gjatë kësaj merkatoje, edhe pse Chelsea është i vendosur të bëhet “mur” për sulmuesin e kombëtares pasi Thomas Tuchel e shikon pjesë të formacionit të tij për sezonin e ri, por nga ana tjetër nëse në zyrat e bluve të Londrës mbërrin një ofertë e parezistueshme për Brojën, vështirë që skuadra angleze mund të rezistojë. /abcnews.al/