Armando Broja po ndiqet me interes të lartë në Premier League. Me paraqitjet e bëra deri më tani ka bindur shumë specialistë të futbollit anglez për të thënë hapur se përpara e pret një e ardhme e shkëlqyer.
Emri i tij është lakuar në gojën e shumë personave, por shpesh herë jo në mënyrën korrekte. Për këtë arsye, është pyetur vetë sulmuesi shqiptar: “Si duhet të të thërrasim”? Broja u shuan kureshtjen anglezëve, teksa u mëson se si shqiptohet në mënyrën e duhur emri i tij.
Armando Broja padiskutim po jeton një nga eksperiencat e tij më të mira futbollistike në kampionatin anglez si i huazuar me fanellën e Southampton.
Ylli shqiptar me paraqitjet e tij ka “mahnitur” të gjithë, ndërsa tashmë edhe statistikat e thonë diçka të tillë.Deri tani 20-vjeçari ka arritur të shënojë 6 gola në 21 takime të luajtura,
ku 13 prej tyre të nisura si titullarë, ndërsa për 90 minuta në fushën e lojës ka qëndruar në vetëm 3 takime. Broja është kthyer në problemin kryesor të mbrojtjeve kundërshtare.
Shpesh, ai ka shkëlqyer në fushë, duke i bërë mbrojtësit të “dorëzohen” përballë shpejtësisë dhe klasit të xhevahirit të kombëtares shqiptare. Jemi fatlumë që e kemi./FolDrejt/
Video: Southampton striker Armando Broja on how his name should be pronounced #saintsfc [via @paulbelvers] pic.twitter.com/FyBypgvQW0
— SaintsExtra (@SaintsExtra) March 1, 2022