Në 24 orët e fundit janë konfiskuar armë pa leje në Deçan, Pejë, Istog, Mitrovicë e Skenderaj.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
Deçan 23.02.2023 – 13:40. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Pejë 23.02.2023 – 10:25. Njësiti policorë gjatë një kontrolli të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur se sekuestruar një armë zjarri. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Istog 23.02.2023 – 14:00. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri dhe dhjetë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 23.02.2023 – 20:10. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri dhe gjashtë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Skenderaj 23.02.2023 – 20:05. Njësiti policor gjatë një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur një video incizim ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri dyshohet AK-47. Arma nuk është gjetur po ashtu as i dyshuari nuk ka qenë në shtëpi. Të dyshuarit i është lënë ftesa të paraqitet në stacion policor. /FolDrejt/