Një rast i armëmbajtjes pa leje është bërë e ditur nga Policia e Kosovës të ketë ndodhur në Klinën e Mesme, Skenderaj.
Dje rreth orës katër të pasdites gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore pa leje përkatëse transmeton Fol Drejt
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/