Armend Mehaj është shprehur se janë gjithnjë pro bashkëpunimit me NATO-n.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka shprehur gatishmërinë edhe për t’u përballur me çdo kërcënim të mundshëm, transmeton Fol Drejt.
“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe të NATO-s dhe partnerëve të saj “Vigorous Warrior 2022”.
Ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale”, shprehet Mehaj./FolDrejt/