Deputeti Armend Zemaj ka reaguar pas mosprezencës së Qeverisë në seancën ku po bëhet diskutimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ai këtë e ka quajtur jonormale, transmeton Fol Drejt.
Zemaj shtoi se asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se ajo për rrymën, madje ironizoi me kryeministrin Kurti.
“Të debatojmë kush është prindi i prindit e që nuk është gjyshi dhe shumë gjëra të tjera që hidhen këtu e që s’janë të nevojshme, s’janë të arsyeshme e as nuk e mbulojnë rritjen e paanalizuar mirë dhe të dëmshme për energjinë elektrike. Qeveria Kurti s’duhet të refuzojë dhe të dëgjojë qytetarët, kjo është e papërballueshme”.
“Rritja e energjisë elektrike ka ndodh dhe ka ndodh në shpërputhje të plotë me gjendjen ekonomike në vend. LDK dje e ka treguar edhe një fakt që është shtetet tjera po thonë që ka krizë energjetike, e kanë larguar TVSh-në, me këtë vendim keni duplifikuar TVSh-në, kjo është e padrejtë. Një faturë e rrymës prej 61.73 cent e kalkuluar në faturën që vjen 120.79 cent. KESCO ia paguan 74 euro e 71 cent, qytetare indirekt i paguan edhe 46.08 cent, pra dëmtohet në të dy anët”, tha Zemaj.
Zemaj bëri thirrje se askush nuk duhet të dalë nga salla e Kuvendit derisa të merret një vendim që ndalon rritjen e energjisë elektrike./FolDrejt/