Gjatë 24 orëve te fundit janë vrarë edhe 51 ushtarë tjerë armen, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 1000 dhe shumë tjerë të zhdukur, informon foldrejt.com, duke u bazuar te media armene news.am.
Diaspora armene nëpër vendet perëndimore ka dalur shpesh nëpër protesta dhe ka kërkuar që të ndërhyhet për armëpushim dhe vendosjen e Status Quo-së në Karabak, vend që de jure është i Azerbejxhanit, kurse de fakto kontrollohet nga separatistët armenë.
Këshilli Qendror i Armenëve në Gjermani kërkon nga Gjermania që të mos i lë në baltë armenët si në 1915, kurse gjithashtu kërkon të mos i shiten armë Turqisë.
“Armenët duan paqe, siguri dhe dinjitet në vendin e tyrë. Si në rastin e shqiptarëve të Kosovës, ashtu edhe te ne duhet të vendoset parimi i Vetëvendosjes,” thotë diaspora armene në Gjermani. “E drejta e Vetëvendosjes është njëri ndër principet themelore të grupit të Minskut (OSCE).”
Megjithatë, Armenia edhe pse merr shembull rastin e Kosovës, ajo ngurron të njohë pavarësinë e saj./Foldrejt.com