Zyrtarët etnikë armenë në enklavën e Nagorno-Karabakut thanë të martën se Azebajxhani ua vrau 21 ushtarë.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vrarëve nga ky grup që nga 27 shtatori shkoi në 244, shkruan Reuters. Luftimet kanë arritur në nivelin më të lartë që nga vitet e nëntëdhjeta, kur në konfliktin mes dy ish-republikave sovjetike ishin vrarë rreth 30.000 persona.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991.
Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët. Kjo është arsyeja se përse po luftojnë Armenia me Azerbajxhanin.
Tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm.