Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken zhvilloi një bisedë me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan për çështjen e Karabakut.
Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Departamentit, Ned Price thuhet se “Sekretari Blinken siguroi kryeministrin Pashinyan se SHBA-ja po ndjek nga afër situatën në Karabak dhe përreth tij”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Blinken ka bërë thirrje për dialog të drejtpërdrejtë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për të zgjidhur mosmarrëveshjet për Karabakun ose problemet që burojnë nga kjo.
Ushtria e Azerbajxhanit zhvilloi një operacion, pas martirizimit të një ushtari azerbajxhanas si pasojë e aktit terrorist dhe sabotues më 3 gusht të forcave ilegale armene që ndodhen në rajonin nën kontrollin e elementëve të përkohshëm rusë në Karabak.
Në operacionin e emërtuar “Kısas” u eliminuan pozicionet e elementëve të armatosur ilegale armene dhe njësia ushtarake u godit nga ajri.