Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka njoftuar se do të takohet në Bruksel me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Pashinyan tha se më 15 korrik në Bruksel do të zhvillojnë një takim trepalësh me Aliyev dhe Michel.
Pashinyan vuri në dukje se në takimin e parashikuar, shpreson që të shënohet përparim në bisedimet e marrëveshjes së paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Aliyev, Pashinyan dhe Michel zhvilluan takim trepalësh më 14 maj në Bruksel dhe në kuadrin e Samitit të Komitetit Politik Evropian që u mbajt më 1 qershor në Moldavi, zhvilluan takim pesëpalësh me pjesëmarrjen e presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Michel vuri në dukje se vlerësuan të gjitha temat si marrëveshja e paqes, transporti, siguria dhe punimet e përcaktimit të kufirit dhe se takimi i radhës që do bashkojë liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë do të mbahet në muajin korrik në Bruksel.