Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit u arrit të premten, duke i dhënë fund një lufte 11 ditore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden shpreson që ky armëpushim të jetë i qëndrueshëm.
Biden, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në konferencën për mediat foli edhe për konfliktin e krijuar në Lindjen e Mesme.
“Unë shpresoj që ky amrëpushim të jetë i qëndrueshëm. Ekziston nevoja për një zgjidhje mes dy vendeve, pasi është e vetmja përgjigje që mund të jap”, tha Biden.
Presidenti i SHBA-së, vuri në duke se nuk ka asnjë ndryshim në angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit.
“Për aq kohë sa rajoni nuk e thotë se njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si një shtet i pavarur hebre, nuk do të ketë paqe”, tha ai.
Biden iu drejtua përmes një thirrjeje të gjithë komunitetit ndërkombëtar, duke iu kërkuar “rindërtimin e Gazës” pas shkatërrimeve masive që kanë ndodhur atje.
Është përparësi ndërtimi i shtëpive të shkatërruara përgjatë bombardimeve, por pa i dhënë asnjë përparësi Hamasit për të rindërtuar sistemin e tij të armatimit.
“Ata kanë nevojë për ndihmë dhe ne do ta japim”, tha presidenti i SHBA-së.