Peshkatarët në Gaza u kthyen në det ditën e shtunë, pasi armëpushimi Izrael-Hamas rezistoi.
Dhjetëra prej tyre u mblodhën në port, duke rregulluar rrjetat dhe duke lundruar me varkat e vogla.
Por, ata deklaruan se zona ku janë lejuar të veprojnë është e kufizuar.
“Mund të shohim varkat e Izraelit, që na qëlluan në një distancë prej 5.6 km. Ne s’mund të kthehemi në shtëpi ose të zhytemi. Ne qëndrojmë pranë plazhit sepse duam të fitojmë bukën e gojës. Kemi frikë, shumë frikë. Konflikti është i ndezur, nuk ka armëpushim. Ata po na qëllojnë”, u shpreh njw peshkatar.
Disa qindra luftëtarë të Hamasit, duke treguar armët automatike, parakaluan në qytetin e Gazës për të treguar forcën pas 11 ditë luftime me Izraelin.
Disa kamionë mbanin portretet e luftëtarëve të vrarë dhe turma masive u mblodhën në vendin ku po bëheshin homazhe për Basem Isa, një komandant i hershëm.
Ndërkohë, Yaha Sinwar, shef i krahut politik të Hamasit në Gaza, u pa në ditën e dytë të armëpushimit, pas 11 ditësh luftimesh të ashpra me Izraelin, kur mbërriti për t’i bërë ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave të sulmeve ajrore.
Të shtunën, policia izraelite përdori granata trullosëse ndaj protestuesve në lagjen periferike të Jerusalemit, Sheikh Jarrah, ku përleshjet mes pushtuesve izraelite dhe palestinezëve çuan drejt një tensionimi të situatës.
Protestat ishin për të kundërshtuar planin për shpërnguljen e disa dhjetëra familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre.