Një i burgosur ka shfrytëzuar neglizhencën e rojeve, për të shfrytëzuar mundësinë e arratisjes.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:00, i burgosuri me inicialet H.T. është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur – Dubravë.
Personi në fjalë është i dënuar me një vit burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë.
Autoritetet kanë filluar kërkimet./Foldrejt.com