Policia gjermane ka arrestuar dhjetëra persona në të gjithë vendin, në kuadër të hetimeve kundër mafies italiane “Ndrangheta”, njoftoi prokuroria dhe policia gjermane.
Policia arrestoi katër persona në Bavari, 15 në North Rhine-Westphalia dhe dhjetë në Rheinland-Pfalz, përcjell Fol Drejt.
Një sasi e konsiderueshme provash u sekuestruan nga dhjetëra lokacione, përfshirë shtëpi dhe zyra.
Sipas një deklarate nga disa prokurori, të dyshuarit akuzohen për pastrim parash, evazion fiskal, përvetësim dhe kontrabandë droge.
Aksioni u krye në kuadër të një hetimi të përbashkët nga policia e Gjermanisë, Belgjikës, Francës, Italisë, Portugalisë dhe Spanjës, si dhe Europol dhe Eurojust./FolDrejt/