Prokuroria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar për akuzat e vendosura ndaj policit të Minnesotas, Derek Chauvin, i cili mbyti George Floydin.
Prokurori i Qarkut në Hennepin, Mike Freeman bëri të ditur se polici i bardhë akuzohet për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.
Polici 44 vjeç, u arrestua në orët e vona të së premtes katër ditë pasi me këmbën e tij të vendosur në qafën e Floydit, për gati nëntë minuta të hënën, mbyti një person me ngjyrë të zezë.
Chauvin po mbahet në burgun e Qarkut Ramsey dhe është oficeri i parë i bardhë në Minesota që ndiqet penalisht në vdekjen e një civili të zi.
Raportohet se dënimi maksimal për vrasjen e shkallës së tretë është 25 vjet ndërsa maksimumi për vrasje të shkallës së dytë është 10 vjet.
Ndryshe, kjo ngjarja provokoi protesta të dhunshme në Minneapolis dhe qytete të tjera në SHBA.
Në videot e paraqitura në media tregohet momentin kur policët arrestojnë George Floyd për falsifikim. Ai u lutet policëve që të ngrihet në këmbë, pasi nuk merr dot frymë. Tre policë e vunë poshtë, kurse Chauvin i vuri këmbën në fyt. /Indeksonline/