Autoritetet greke ka vënë në pranga 11 persona, anëtarë të një bande greko-shqiptare, e cila merrej me prodhimin dhe trafikun e drogës.
Mediat helene raportojnë se ky grup është një nga kartelet më të mëdha të drogës që vepronte pothuajse në të gjithë territorin grek.
U gjetën pothuajse një ton hashash me vlerë katër milionë euro, si dhe u sekuestruan disa mijëra euro cash.
SEKUESTRIMET
941- kilogramë dhe -322- gram kanabis,
-670- fidane
-2 makina
-3,400 euro, 15,400 lekë shqiptare, 110 rubla ruse, 100 dollarë amerikanë, -21 paund britanik, -40- kuna kroate, -500- krona suedeze
-21 celularë,
– materialet dhe pajisjet për rritjen dhe ujitjen e të korrave
-materialet dhe pajisjet e jetesës ne plantacion
-paketime të shumta dhe dy çanta.