Nga raporti njëzet e katër orësh i Policisë së Kosovës, janë dhënë detaje rreth aksionit të djeshëm të policisë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve, ndërkaq po ashtu thuhet se kanë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë,14.02.2022-11:20. Janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar me ç’rast katër zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar Fletëparaqitje për kundërvajtje.”/FolDrejt/