Të arrestuarit akuzohen për shkak të trazirave dhe vandalizmit, të cilët janë dërguar para gjykatës, raporton “Kathimerini”.
Policia arrestoi 17 huliganë që morën pjesë në trazirat e ndodhura në Athinë gjatë finales së Kupës së Greqisë mbrëmjen e së shtunës mes futbollistëve të Panathinaikos dhe PAOK (1:0), transmeton Fol Drejt.
Për shkak të konfliktit, fillimi i ndeshjes u shty për gjysmë ore, ndërsa pjesa e parë u ndërpre për 35 minuta për shkak të raketave nga tifozët e PAOK-ut drejt lojtarëve të Panathinaikos./FolDrejt/