Ushtria izraelite ka arrestuar 18 palestinezë gjatë bastisjeve dhe ndërhyrjeve në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, ku dhuna është shtuar së fundmi.
Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se ushtria ka bastisur pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor, ku janë të përqendruar palestinezët, gjatë natës dhe në mëngjes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në bastisjen në kampin e refugjatëve Nur al-Shams në Tulkarim, dyshohet se u sekuestrua “një sënduk që përmban dy armë, një jelek të ngarkuar me karikator dhe uniforma ushtrie”.
Më tej thuhet se ata bastisën qytetin Beit Zachariah, pranë qytetit të Betlehemit, në mes të Bregut Perëndimor.
Ushtarët izraelitë arrestuan 18 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.
Rritja e tensioneve në Bregun Perëndimor
Në tre javët e fundit, 14 izraelitë humbën jetën në katër sulme, tre prej të cilëve ishin të armatosur. E gjithë vëmendja ishte në qytetin e Jeninit pasi autorët e dy sulmeve të fundit të armatosur erdhën nga Jenini, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Shtatë palestinezë humbën jetën në bastisjet e kryera nga ushtria izraelite në Jenin dhe rrethinat e saj që nga fillimi i këtij muaji. Gjithashtu, 22 palestinezë u vranë nga forcat izraelite të sigurisë në ngjarjet e fundit që shpërthyen pasi ushtria izraelite rriti presionin në Bregun Perëndimor.
Me rritjen e ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, të mërkurën dhe të enjten humbën jetën gjithsej 5 palestinezë, mes tyre edhe një fëmijë./FolDrejt/