Policia në Surrey të Anglisë arrestoi sot 19 persona, përpara festivalit Epsom Derby, një nga garat më të vjetra dhe më të famshme të kuajve në botë.
Sipas deklaratës së policisë, ata planifikonin të ndalonin festivalin, raporton CNN.
Muajin e kaluar, Klubi Jockey, i cili drejton Epsom Racecourse, fitoi një vendim gjykate duke thënë se kishte të drejtë të ndalonte protestuesit për të drejtat e kafshëve që të përpiqeshin të prishnin ngjarjen, transmeton Fol Drejt.